14204 nxënës nisën vitin e ri shkollor në shkollat e bashkisë Shkodër në ditën e parë të sezonit shkollor 2024-2025. Në ceremoninë zyrtare nga shkolla 9-vjeçare “Edit Durham” Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni uroi nxënësit, mësuesit dhe prindërit në këtë ditë të parëtë shkollës…
Një urim bëri edhe drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadija…
Këtë vit në Shkodër janë tri shkolla të mbyllura për shkak të rënies së numrit të nxënësve dhe kërkesës së prindërve për t’i dërguar fëmijët në shkolla të tjera në qendrat e fshatrave. Po ashtu numërohen rreth 400 nxënës më pak se një vit më parë duke vijuar që të ketë një rënie ashtu si në gjithë vendin edhe në shkollat e Shkodrës.