Pas dy vitesh ndërprerje humoristi shkodran Sandër Ruçi u rikthye në skenën e teatrit “Migjeni” duke sjellë premierën e tij “No Money, No Honey”, kushtuar problemeve të shoqërisë shqiptare e cila duket se interes të vetëm ka paranë. Gjatë kësaj premiere u mbajt një homazh në nder të aktorit të madh të humorit Paulin Preka i cili u nda nga jeta pak kohë më pare. Përveç raportit të shoqërisë me paranë humoristi Ruçi ironizoi edhe qasjen e shqiptarëve ndaj rrjeteve sociale. Në fund të shfaqjes aktori Ruçi thotë se është i lumtur që sëbashku me aktorët dhe këngëtarët që ishin pjesë e kësaj premiere arritën të mundin pandeminë.

Humoristi Ruçi tregon përmes kësaj premiere kërkon të japë mesazhin se paraja nuk është gjithçka dhe se nuk duhet të dominojë në shoqëri. Realizimi i shfaqjeve të tilla humoristike nga një person i vetëm është e vështirë. Premiera e Sandër Ruçit u mbyll edhe me një mesazh për vaksinën e pandemisë duke përcjellë mesazhin se shëndeti është mbi të gjitha.

Artikulli paraprakBURGU I REÇIT, MINISTRI I DREJTËSISË SHKARKON DY PUNONJËS
Artikulli tjetërPD SHKODËR KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE: FAJI I QEVERISË