Në teatrin “Migjeni” është shfaqur premiera e komedisë “Kur Borxhi t’xen frymën” e shoqatës kulturore teatrore “Zef Jubani” me regji dhe skenografi të Gjon Stefës.
Kjo komedi përmes humorit trajtoi disa fenomene problematike të jetës sociale me të cilat përballemi çdo ditë.
Regjisori Gjon Stefa shprehet se ka zgjedhur temën e emigracionit por edhe disa probleme të tjera që lidhen edhe me paratë si shqetësime të pjesës më të madhe të shoqërisë.
Komedia “Kur borxhi t’xen frymën” është koncpetuar si një variete. Regjisori Stefa shprehet se teatrit “Migjeni” i mungojnë shfaqjet variete.
Aktorët e rinj vlerësojnë daljen e tyre në skenën e teatrit “Migjeni” ndërsa kërkojnë që dyert për të rinjtë të jenë gjithmonë të hapura në fushën e artit.
Përveç humorit të sjellë nga shoqata kulturore teatrore “Zef Jubani”, interpretuan edhe disa prej këngëtarëve të njohur të qytetit të Shkodrës por edhe artistë të rinj.