
“Tre derrkucët” është premiera e radhës teatrit të kukullave e shfaqur në teatrin “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Tashmë me dy shfaqje në ditë në çdo fundjavë, fëmijët e qytetit të Shkodrës shijuan premierën e pjesës së njohur “Tre Derrkucët”.
Regjisorja e kësaj shfaqje Merita Smaja shprehet se është një kënaqësi argëtimi i fëmijëve ndërsa shprehet se shfaqjet e teatrit të kukullave në Shkodër do të vijojnë çdo javë në mënyrë që të kenë mundësi që t’i shijojnë të gjithë fëmijët e qytetit të Shkodrës.
“Tre derrkucët” është një pjesë e autorit Suni Bongiovani me përshtatjen dhe regjinë e Merita Smajës e cila ishte edhe një nga aktoret. Aktorë të tjerë në këtë shfaqje për fëmijë ishin Drande Xhaj, Astrit Fani, Marviks Shantoja dhe Gjovalin Kolaj.
Skenografia dhe kukullat janë mundësuar nga Merita Spahija ndërsa pikturat nga Hysni Halili.