Teatri “Migjeni” mirëpriti pas shumë vitesh mungesë në Shqipëri festën mbarëkombëtare të humorit me disa prej artistëve më të mirë në vend por edhe nga Kosova. Në një mbrëmje plot humor dhe muzikë të përzgjedhur “Parodistët e Vlorës” sollën kujtimin e humoristit të madh shkodran e shqiptar Gjosho Vasia duke mbajtur në dorë kitarën e tij por edhe duke i kushtuar një parody Gjosho Vasisë, këtij emri të paharruar të artit shqiptar

Zef Deda i rikthyer në skenën e teatrit pas një mungese jo të vogël për herë të parë solli vazhdimësinë e pjesës së njohur kunati i shokut Xhemal por këtë radhë me atë çfarë ka ndodhur në jetët e personazheve. Pas shumë të qeshurave për mënyrën se si solli me humor jetën e tij Arjan Çuliqi që është edhe regjisori, erdhi edhe në një pjesë me aktorin Besnik Çinari duke treguar se si kishin shpenzuar paratë për varrin e babait

Nuk mungoi dyshja e mrekullueshme Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari duke luajtur rolin e një çifti të moshuar që shkon për të marrë kredi sepse i duhen para për dasmat që kanë si të ftuar me batuta të pafundme. Regjisori Çuliqi dhe aktori Zef Deda u shprehën se kjo shfaqje është një mundësi edhe për të rinjtë

Ketlin Pjalmi dhe Klodiana Vata tashmë jo vetëm si këngëtare apo prezantuese por edhe dy aktore që po konfirmohen në skenë

Në këtë shfaqje morën pjesë Edmond Halili i rikthyer pas shumë vitesh në teatrin “Migjeni”, Mjeshtra e Madhe Drande Xhai, Qumuli i Kosovës, djali i Aleko Prodanit, Agim Skara nga Dibra si dhe aktorët e rinj Fritz Selmani, Ergys Saraçi e të tjerë.

Artikulli paraprakTIRANA-VLLAZNIA 0-0, SHKODRANËT DALIN NGA “KRIZA”
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRMBYLLET FESTIVALI I FILMIT “ANIFEST ROZAFA 2019”