Pedagogu në fakultetin ekonomik të universitetit të Shkodrës Peter Saraçi ka ngritur një shqetësim lidhur me pagesën e plotë të tarifës nga të gjithë studentët. Sipas pedagogut Saraçi një Vendim i Këshillit të Ministrave parashikon që ata studentë që kanë mesataren mbi 6 pavarësisht se kanë provime të mbartura duhet të paguanin gjysmën e tarifës dhe jo të plotë.
Nga ana tjetër zëvendës rektori i universitetit të Shkodrës Gëzim Dibra sqaroi këtë çështje duke thënë se universiteti zbaton çdo Vendim të Këshillit të Ministrave.
Në ditët në vijim pritet që të ketë edhe disa takime të tjera për të sqaruar përfundimisht çështjen e tarifës për studentët nëse duhet ta paguajnë apo jo të plotë ata që kanë mesataren mbi 6.