Partia Demokratike ka prezantuar Xhemal Bushatin si kandidatin për kryetar të bashkisë Shkodër. Prezantimi u bë mes demokratëve në selinë e PD-së. Pas mbledhjes me strukturat kandidati i PD Bushati tha se Shkodra ka ditur që gjithmonë të triumfojë.

Bushati tregoi tre arsyet kryesore përse pranoi të jetë kandidati i PD për Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

I pranishëm në prezantim ishte edhe nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj i cili si i deleguar në Shkodër për këto zgjedhje i cili tha se shkodranët janë më të bashkuar se kurrë.

Xhemal Bushati si kandidat i PD do të ketë përballë Majlinda Angonin, kandidate e PS dhe Bardh Spahinë si kandidat i grupit të rithemelimit të PD për Shkodrën.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, LIBËR NË KUJTIM TË GJOSHO VASISË
Artikulli tjetërNORMA BAZË E INTERESIT NUK DO NORMALIZOHET DERI NË 2024! BSH: KËRKESA E LARTË RRITI ÇMIMET E PRODUKTEVE, INFLACIONI …