Për herë të parë Shqipëria do të ketë Kodin e Standardeve për organizatat e shoqërisë civile i cili është një mekanizëm vetërregullues për sektorin e këtyre shoqatave. Procedurat për ndërtimin e Kodit të Standardeve për organizatat në Shqipëri ka nisur që në vitin e kaluar dhe tashmë është përfunduar.

Ky Kod Standardesh u iniciua nga shoqata Programi Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim e cila që në themelimin e saj ka në fokus fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile. Lidhur me Kodin e Stanardeve në Shkodër u zhvillua një trajnim duke njohur shoqatat që janë në Shkodër shprehet drejtoresha e Programeve Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim Klotilda Tavani.

Drejtoresha Tavani fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile në Shkodër dhe më gjërë që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Kodit shqiptar të Standardeve që sapo ka nisur në vendin tone.

Kodi i Standardeve për organizatat e shoqërisë civile ka shtatë angazhime kryesore ndërsa është munduar nga një grup organizatash të rëndësishmë të shoqërisë civile në Shqipëri.

Artikulli paraprakSHKODËR, 5 VJETORI I LUMNIMIT TË 38 MARTIRËVE NGA VATIKANI
Artikulli tjetërSHKODËR, FAMILJA E CILA TRASHËGON ZANATIN E BIÇIKLISTIT