Në Shirokë u zhvillua takimi I dytë në kuadër të prezantimit të planit për menaxhimin e rrezikut të përmbytjeve për Shkodrën. Gerta Lubonja, drejtore e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore tha se prezantimi I planit shoqërohet me një fazë konsultimi 6 mujore.

Judis Huffman, drejtuese e sektorit të bashkëpunimit në ambasadën gjermane foli për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e viteve të fundit dhe projektet e reja për menaxhimin e kësaj situate.

Hartimin dhe zbatimin e këtij plani e vlerësuan edhe drejtuesit e pushtetit lokal dhe vendor në Shkodër.

Ky është plani I parë me të gjitha parametrat sipas direktivavetë bashkimit europian e vlefshme për tu zbatuar në vitet 2023-2028. Specialistët kanë hartuar një katalog masash ndërhyrëse strukturore dhe jo strukturore ku përfshihen kanalet kulluese, kanalet vaditëse dhe argjinaturat. Gjithashtu janë identifikaur edhe kostot dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e planit.

 

Artikulli paraprakVAU DEJËS, FERMERËT NË PROTESTË: NUK MORËM NAFTË FALAS
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITA ME IMAZHET CILËSORE TË SKENDERBEUT