Bashkia e Shkodrës ka prezantuar Platformën e “Tregut të Punës ” e cila është një Platformë Virtuale e Tregut të Punës, për gjithë qarkun e Shkodrës.

Qëllimi i platformës “Tregut të Punës Shkodër” është nxitja e punësimit dhe rivitalizimi i tregut të punës nëpërmjet informimit dhe orjentimit të

qytetarëve drejt institucioneve shërbim ofruese nga njëra anë, dhe lehtësisë së procesit të identifikimit dhe rekrutimit të punëmarrësve nga ana e punëdhënësve.

Fokusi tematik është në forcimin e kapaciteteve dhe të shkëmbimit ndërmjet autoriteteve vendore në zhvillimin sektorial dhe partneritetin lokal për punësim,

mbështetjen e biznesit si burim punësimi të qëndrueshëm, rritjen e standarteve të arsimit, formimit profesional dhe të sistemit të të mësuarit përgjatë gjithë jetës,

promovimin e barazisë gjinore në tregun e punës si dhe mbështetjen e një mjedisi pozitiv për ekonominë lokale, sidomos në fushën e turizmit.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT NË DITËN E TRETË TË PROTESTËS
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, HAPET SUPERMARKETI I RI SPAR