Kjo është thirrja që kanë nxënësit e klasës së tretë D në shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër pasi morën vesht vendimin për shkrirjen e klasës së tyre. Prindërit, shprehen të indinjuar pasi nuk kanë qenë në dijeni të vendimit janë me të cilin u njohën dy ditë para fillimit zyrtar të vitit shkollor. Ata shtojnë se janë kundër heqjes së mësuese Nineta Zadrimës nga kujdestaria.

Prindërit thonë edhe se kanë kërkuar ndërhyrjen e Zyrës Vendore të Arsimit, por përgjegjësit I kanë fikur telefonin duke mos I dhënë zgjidhje kërkesës së tyre.

Të hënën nxënësit e klasës së tretë nuk do të shkojnë në shkollë nëse drejtoria e shkollës nuk ndryshon vendimin e marrë për shkrirjen e klasës, me pretendimin se numri I nxënësve është më I vogël se sa parashikon rregullorja.

Star Plus kontaktoi edhe me drejtoren e shkollës Erjeta Laçej, por nuk arriti të merrte një reagim në lidhje me kërkesat e prindërve. Mësuesja Nineta Zadrima ka pikëzimin më të lartë në shkollë, për shkak të eksperiencës dhe pritet që të hënën e 27 shtatorit të marrë në kujdestari klasën e katërt.

Artikulli paraprakPLATFORMA “TE DREJTAT E TE DENUARVE”, ÇFARE JU OFRON
Artikulli tjetërDREJT PËRFUNDIMIT RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “YMER PRIZRENI”