850 nxënës nisën sot vitin e ri shkollorë në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Për shkak të numrit të lartë të nxënësve mësimi në këtë shkollë do të bëhet me tre turne shprehet drejtoresha, Nevila Zhabjaku. Më tej Zhabjaku shton se i gjithë stafi pedagogjik është i vaksinuar dhe gati për të nisur kështu këtë vit të ri.
Zhvillimi i mësimit me tre turen ka sjellur pakënaqësi tek prindërit të cilët shprehen se është shumë e vështirë për ata pasi janë në punë.
Shkolla 9 vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër është një ndër shkollat që ka numrit më të lartë të nxënësve në qytetin ndaj mësimi me turne është zhvilluar edhe më parë por tashmë për shkak të pandemise mësimi nuk do të bëhet me dy turne por me tre.