Muzeu historik “Oso Kuka” në Shkodër i cili gjendet në kushte të vështira për shkak të dëmtimit në pjesën mbrapa të murit pritet që të ketë gati një projekt për ta rikonstruktuar.
Një gjë të tillë e bën të ditur drejtorja rajonale e kulturës kombëtare në Shkodër Majlinda Laçej.
Projekt për rikonstruksion pritet edhe për shtëpinë e Abat Doçit ose siç njihet ndryshe selia e shoqërisë “Bashkimi” si dhe varrin monumental të Kolë Idromenos i cili është dëmtuar më shumë nga një rikonstruksion i dështuar i ministrisë së kulturës më përpara.
Drejtorja Laçej tregoi edhe për disa projekte të tjera që ka drejtoria rajonale e kulturës kombëtare këtë vit.