Drejtues të klerit, autoritetet vendore, deputetë dhe qytetarë të ndryshëm zhvilluan vizitat e rastit në festën e Krishtlindjes në katedralen “Shën Shtjefni” teksa u pritën nga Arqipeshkëvi i Shkodrës Anxhelo Massafra.
Pas vizitave përcollën urimet e rastit për të gjithë besimtarët e krishterë duke bërë thirrje për bashkim e paqe mes njëri-tjetrit dhe duke shpresuar për një të ardhme më të mirë.