Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër ka ngritur shqetësimin sa i takon produkteve ushqimore të importuara. Drejtori Gjek Sokoli tregon se po evidentohen bizneset të cilat tregtojnë produkte pa datë skadence apo pa elementët shtesë të sigurisë, siç janë përmbajtja e energjive apo kalorive.

Drejtori Sokoli tregon se fillimisht janë paralajmëruar 2-3 biznese, por pas inspektimeve të tjera, nëse bizneset nuk marrin masa do të aplikohen gjoba sipas ligjit në fuqi deri në pesë milionë lekë.

Gjek Sokoli, drejtor rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër kërkon nga konsumatorët shkodranë të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve të ndryshme ushqimore dhe të mos përdorin asnjë product që nuk është I pajisur me etiketa në gjuhën shqipe apo që nuk përmban datën e skadencës.

 

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 07.02.2022
Artikulli tjetërSHKODËR, 3400 PERSONA PARAQITEN NË URGJENCË GJATË JANARIT