Kompania celulare Vodafon në qytetin e Shkodrës është kthyer në një shqetësim për gjithë abonentët të cilët përdorin këto shërbime. Ajo që mbetet problematike janë ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kompaninë Vodafon. Një shqetësim është çështja e problemeve me valët telefonike të cilat krijojnë shkëputje herë pas here duke mos patur një shërbim cilësor për të cilën paguajnë mijëra abonentë. Qytetarët duhet të telefonojnë njëri-tjetrin disa herë për t’u lidhur për shkak të mungesës së valëve duke qenë një mungesë serioze kryesisht në rastet emergjente dhe kur qytetarët kanë nevojë për ndihmë nga familjarët, të afërmit apo miqtë e tyre apo edhe në rastet e marrëdhënieve të punës.

Po ashtu po aq shqetësuese mbetet edhe mungesa shërbimit të internetit ashtu siç duhet. Shërbimi 4G lë shumë për të dëshiruar duke sjellë shumë pakënaqësi tek abonentët e Vodafon. Mungesa e një interneti të mirë të linjës 4G është po aq problematike për gjithë ata qytetarë që paguajnë për këtë shërbim dhe kanë nevojë immediate në çdo kohë e po ashtu më problematike është edhe për bizneset e shumta që punën mund ta kenë përmes kësaj linje.

Në të njëjtën kohë edhe mungesa e mbulimit cilësor në shumë zona të ndryshme të Shkodrës apo edhe njësive administrative nga kompania Vodafon mbetet një problem. Ajo që duhet të ndodh është që institucionet përgjegjëse të kenë një kontroll më të madh ndaj kompanive telefonike në mënyrë që këto shërbime të përmirësohen dhe t’i përgjigjen kontratave që qytetarët apo bizneset kanë. Star Plus mirëpret çdo shqetësim që qytetarët shkodran kanë me kompaninë Vodafon lidhur me shërbimet për të cilat i paguajnë por nuk ofrohen siç duhet.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PREZANTON TRAJNERIN E RI
Artikulli tjetërSHKODËR, HIPOTEKA DO ZHVENDOSET NË RINAS