Kujtim Plangaj është një fermer që gjithë jeten e tij është marrë me bujqësi. Ai jeton në fshatin Drisht të njësisë Postribë dhe ka rreth 7 hektar tokë të mbjella me fruta dhe perime të ndryshme. Pasionin për t’u marrë me bujqësi e ka të trashëguar dhe gjithmonë familja e tij ka jetuar me të ardhurat që bujqësia i ka sjellë. Vitet e fundit Plangaj shprehet se të ardhurat nga kjo punë kanë qënë të pamjaftueshme.

Mungesa e një tregu ku mblidhen prodhimet e fermerëve është një nga problemet më të mëdha me të cilat hasen fermerët në këtë zonë.

Një nga prodhimet që ecë më së shumti në këtë periudhë të vitit është bizelja për të cilën fermeri shprehet se deri më tani çmimi i tregut është i kënaqshëm pas kaq shumë vitesh.

Vitet e fundit një nga problemet kryesore është çmimi i ulët i tregut i cili bën që këta fermerë të mos arrijnë as të nxjerrin paratë e shpenzuara për punën e bërë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI PËR FËMIJË “AVENTURAT E FIORIT”
Artikulli tjetërVLLAZNIA-KASTRIOTI, BRDARIÇ: JEMI ENDE NË LOJË PËR GJITHÇKA