Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka zhvilluar një takim me gazetarët në qytetin e Shkodrës për të diskutuar mbi problemet që hasin në vendim e punës si dhe dhënien e ndihmës për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Ekspertja e medias Valbona Sulçe shprehet se situata në mediat shqiptare nuk ka njohur ende një përmirësim.
Gjatë këtij takimi mes Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe gazetarëve u arrit në disa pika të përbashkëta të cilat kanë të bëjnë me problemet e medias dhe gazetarëve të cilat do të ndiqen në vazhdimësi për zgjidhjen e tyre.