Zyra Vendore Arsimore Shkodër zhvilloi një aktivitet me një pjesë të maturantëve dhe fituesve të olimpiadave nga gjimnazet e qytetit. Fokusi i këtij aktiviteti ishte bashkëbisedimi me gjimnazistët për problemet e hasura gjatë këtij viti të vështirë pandemik thekson Blediana Osja drejtore e zyrës vendore të arsimit në Shkodër.

Pavarësisht vështirësive të hasura sërish gjimnazistët ishin të përgatitur në një nivel të mirë gjatë zhvillimit të olimpiadava në Shkodër duke treguar aftësitë e tyre.

Në fund të këtij aktivitetit u dhanë 43 çertifikata për fituesit e olimpiadave të ndryshme për gjimnazet në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, SHPËTOHEN 1200 LIBRA TË ISH UZINËS SË TELIT
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ SALI BERISHA SHPALLET “NON GRATA” NGA SHBA