Sot është 3 dhjetori, dita botërore e personave me aftësi ndryshe. Problemet me të cilat përballet kjo shtresë e shoqërisë janë të shumta. Fondacioni “Së Bashku” përmes projektit “Të veprojmë për aksesueshmërinë” ka nxjerrë në pah disa prej shqetësimeve që kanë personat me aftësi ndryshe në rang kombëtar.
Lorela Musta e fondacionit “Së Bashku” shprehet se personat me aftësi ndryshe ende kanë shumë mangësi sa i përket aksesit të tyre për të lëvizur qoftë në rrugë por edhe në institucione të ndryshme.
Përgjegjësja e shërbimeve sociale në bashkinë Shkodër Lorena Bardeli shprehet se shtresa e personave me aftësi ndryshe kanë ende shumë probleme dhe pranon se jetojnë me vështirësi gjë për të cilën të gjitha institucionet sëbashku duhet që të bëjnë më shumë.
Përgjegjësja Bardeli tregon se një mbështetje e përhershme social ekonomike për personat me aftësi ndryshe mund të jetë një zgjidhje e mirë për ta.
Prej kohësh personat me aftësi ndryshe kanë kërkuar një përmirësim të shërbimeve dhe përkrahjes ndaj tyre por deri më tani shumë prej tyre vijojnë që të jetojnë me vështirësi të mëdha ekonomike.