DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. Sh., 57 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Rr., 67 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi ka kryer punime ndërtimi pranë banesës së tij, pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Q., 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi ka gërryer me fadromë një sipërfaqe toke, në fshatin Tamarë.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për shtetasit E. N., 20 vjeç dhe E. N, 25 vjeç, të dy banues në Vaun e Dejës, pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, në qendër të qytetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrez referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. A., 28 vjeç, banues në Fushë Arrez, pasi ka ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak“GËRDECI”, SHTYHET SEANCA NË GJKKO PËR FATMIR MEDIUN. SHKAK U BË…
Artikulli tjetërDHURIM GJAKU PËR FËMIJËT TALASEMIK