Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
•Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin V. S., 57 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, ky sektor referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. S., 31 vjeç, banues në fshatin Mes, pasi ditën e djeshme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja V. B., 47 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve nga përplasja, është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-B. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, pasi u kap duke drejtuar një motomjet pa targë, pa leje drejtimi.
•Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. N., 49 vjeç dhe M. E., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Juban, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin;
-M. K., 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij.
•Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi N. O., 41 vjeç, se në një llogari në TikTok, publikohen informacione të pavërteta për të. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.