DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. P., 31 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë, se kjo shtetase ka marrë në mënyrë të padrejtë, vajzën e tyre 9 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. (Z.) Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Qerret, Velipojë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa sende personale, në banesën e një 30-vjeçari, në fshatin Reç i Ri.

Në Postën e Policisë Velipojë ka kallëzuar shtetasi E. K., 72 vjeç, banues në Shkodër, se më datë 11 shkurt 2024, i kanë vjedhur në banesë, disa materiale (pllaka). Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakEMIGRACIONI PO “ZHDUK” VERIUN/ RËNIA E LINDJEVE NË KUKËS, LEZHË, DIBËR DHE SHKODËR, MBI MESATAREN KOMBËTARE
Artikulli tjetërRRETH GJYSMË MILIONI TURISTË VIZITUAN SHQIPËRINË MUAJIN E KALUAR, 30% MË SHUMË SE NË JANARIN E 2023