DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna dje, për 2 aksidente, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Shkodër, drejtuesi i automjetit që dyshohet se aksidentoi shtetasin P. N., që lëvizte me biçikletë, në rrugën “Gjuhadol”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 55 vjeç, drejtuesi i kamionit që dyshohet se u përplas me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 62 vjeç dhe A. Ç., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, një 39-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakPROKURORIA MBYLL HETIMET, ÇON PËR GJYKIM DREJTORIN E KADASTRËS SË LEZHËS DHE 3 ZYRTARË TË TJERË
Artikulli tjetër“SUNDIMI I LIGJIT”, ARRESTOHEN 3 SHTETAS NË SHKODËR