DVP Shkodër

Shërbimet e pkk Muriqan kanë kapur shtetasin në kërkim Marsel Mera, 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Tiranës, në vitin 2021, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë referuar materialet procedurale në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 30 vjeç, pasi është kapur në Koplik, duke transportuar me automjet 3 emigrantë afganë, për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Po këta specialistë kanë referuar materialet procedurale në Prokurori dhe ka nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 18 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Qerret, Pukë, pasi u kap në hyrje të qytetit Pukë, duke transportuar rreth 3 m3 lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakLEZHË/ VETËVARET I BURGOSURI NË BURGUN E SHËNKOLLIT
Artikulli tjetërNGA JANARI 90 MIJË TURISTË NË KALANË “ROZAFA”