Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-F. P., 38 vjeç, pasi në lagjen “Mark Lula”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasin N. T.;

-D. M., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Mjedë-Shkodër”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues A. V.;

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së Rendit Publik, për të ndaluar automjetin.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. G., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 47-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta.

-Më datë 08.08.2024, shtetasi V. N., 46 vjeç, ka kallëzuar se në banesën e tij, në fshatin Dobraç, i kanë vjedhur 3 pasaporta dhe disa bizhuteri me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

-Më datë 08.08.2024, shtetasi B. P., 24 vjeç, banues në Torovicë, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve.

-Më datë 08.08.2024, shtetasi F. Sh., 58 vjeç, ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar i kanë dhunuar varrin e një të afërmi të tij, në fshatin Rrjoll. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacione paraprake

-Rreth orës 03:45, në lagjen “Danjel Matlija”, shtetasi E. A., 24 vjeç, dyshohet se ka thyer me sende të forta, per motive të dobëta, xhamat e automjetit në pronësi të shtetait Gj. V., 57 jeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

-Rreth orës 07:45, në lagjen “Ndoc Mazi”, automjeti me drejtues shtetasi V. P., 46 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. Xh., 56 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar lehtë 56-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakAKSIDENT I TMERRSHËM NË ANKARA/ AUTOBUSI PËRPLASET ME SHTYLLËN E BETONIT, 9 TË VDEKUR E 26 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërMOSKA SHPALL GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME NË LIPETSK PAS SULMIT ME DRON UKRAINAS