Shkodër

Procedohen penalisht 2 shtetas, sekuestrohen lëndë piroteknike e fishekzjarre me fuqi te larte shperthyese, si dhe 85 kg saçme për prodhimin e fishekëve për armë gjuetie.

Bllokohet 1 punishte artizanale.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontroll të gjerë në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër.

Nga kontrolli në dyqanin e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“, shtetasi shtetasi A.K., banues në Shkodër.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.

Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKARLA BRUNI PËR HERË TË PARË KONCERT NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 8 QERSHOR