Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin amerikan C. B., 21 vjeç, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 34 vjeç, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 22 vjeçar, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” është hapur një llogari me emrin e tij ku janë publikuar foto dhe informacione të pa vërteta. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

-Më datë 25.10.2024, në orët e para të mëngjesit në fshatin Lëvozhë, të njësisë Administrative Iballë, është djegur mjeti tip “Fiat Panda”, në pronësi të një kompanie me administrator shtetasin L. B., 66 vjeç. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.
————
Informacione paraprake

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi F. L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. S., 70 vjeç, i cili është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi F. L., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
———–

Rreth orës 11:45, në fshatin Kosmaç, në banesën e shtetasit G. M., 64 vjeç, ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur. Nuk ka persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndondhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakLEZHË, INTERES PËR MUZEUN ETNOGRAFIK
Artikulli tjetërBASKET FEMRA, VLLAZNIA DY FITORE