DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës.

Mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak se ka konsumuar Fotoksinë në banesën e tij, ka humbur jetën në spital, shtetasi L. Gj., 70 vjeç. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA VIJON TAKIMET NË SHKODËR
Artikulli tjetërRAMA NË SHKODËR: MË E PRAPAMBETURA NGA BASHKITË, PENG I SË SHKUARËS