Shkodra po i nënshtrohet një projekti të financuar nga koperacioni gjerman GTZ i cili konsiston në punësimin e 100 kryefamiljarëve më në nevojë në bashkinë e Shkodrës kryesisht nga zonat më në rrisk nga përmbytjet.
Nga ky projekt synohet krijimi i një perspektive përmes punësimit sezonal dhe në të njëjtën kohë realizimin e punëve në dobi të komunitetit.
Kështu ka filluar puna në pastrimin e brigjeve të liqenit të Shkodrës nga ku ishte e pranishme dhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.
Projekti “Pastrimi i Kanaleve Kullues Bashkia Shkodër”, do të vijojë të zbatohet në territorin e Bashkisë së Shkodrës .Pas liqenit të Shkodrës ndërhyrja do të jetë në njësitë Njësitë Administrative Dajç, Bërdicë, Velipojë, Ana e Malit, Guri i Zi e Rrethina.