Është zhvilluar mbledhja e katërt e bordit të menaxhimit të projektit Interreg Fots Inno që ka të bëjë me nxitjen e sistemeve inovative të turizimit në rajonin adriatiko-jonian. Ky projekt shprehet pedagogia Arjeta Troshani ndër të tjera synohet edhe zhvillimi i turizmit në zonat e veriut.

Pedagogia Troshani thekson se fokus i projektit janë edhe bashkitë e qarkut të Shkodrës për krijimin e një turizmi të qëndrueshëm.

Helga Mashkarin, nga fakulteti i Rijekas në Kroaci shprehet se një objektiv është edhe zgjatja e sezonit turistik në rajonin adriatiko-jonian më shumë se 3 muaj.

Në fund të këtij projekti do të jetë i gatshëm një dokument që do t’i shërbejë jo vetëm institucioneve që merren me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm por edhe vetë bizneseve që janë të shtrira në rajonin adriatiko-jonian.

 

 

Artikulli paraprakKËRCËNOHET KRYETARI I KQZ, GARDA E POLICIA E MARRIN NË MBROJTJE
Artikulli tjetër40% E DJEMVE BRAKTISIN FSHATIN DOMEN