“Të suksesshëm së bashku” është projekti i prezantuar në Shkodër i cili synon punësimin e grave nga zona e veriut, familjet e të cilave janë në vështirësi ekonomike. Organizata Intelektualët e Rinj Shpresë do të zbatojë këtë projekt për punësimin e grave i cili financohet nga Ministria e Jashtme e Kroacisë. Koordinatori i projektit Blendi Dibra tregon objektivat e këtij projekti për punësimin e grave.

Pedagogia e fakultetit ekonomik në universitetin e Shkodrës Arjeta Troshani e cila është partaner në këtë projekt për punësimin e grave tregon se cilat janë problematikat që kanë dalë pas një pyetësori të bërë me gratë e zonave të veriut ku më shqetësuese mbetet papunësia.

Drejtoresha Rajonale e Zyrës së Punës në Shkodër Rozafa Zmijani e cila po ashtu është partner i projektit me institucionin që drejton tregon mundësitë e mbështetjes për të rinjtë por edhe për grate.

Projekti “Së bashku të suksesshëm” që zbatohet nga organizata Intelektualët e Rinj Shpresë është në partneritet edhe me shoqatën kroate “Zdravi Grad” që do të thotë “Qytet i Shëndetshëm” dhe kap shifrën e afro 40 mijë eurove.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ULEN SËRISH SHITJET E BARNAVE GJATË VITIT 2021
Artikulli tjetërSKANDALI I PAGAVE, QYTETARËT LETËR PROKURORISË: HETONI PUBLIKIMIN E TË DHËNAVE TONA