Vitet e fundit janë identifikuar një sërë nevojash dhe mangësish lidhur me aktivizimin dhe informimin e qytetarëve nga mediat në Shqipëri. Nisur nga kjo shoqata “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër në bashkëpunim me fondacionin “Qendra Europiane dhe Këshillin e Medias” nisën zbatimin e projektit “Media e pavarur për një qeverisje demokratike”.

Qëllimi i këtij projekti është përfshirja e aktivistëve vendor për të forcuar median e pavarur dhe demokratike në mënyrë që raportimi të jetë sa më profesional dhe i paanshëm.

Projekte të tilla janë të rëndësishme pasi synojnë të rrisin besimin e qytetarëve tek mediat lokale por dhe fuqizimin e saj për një raportim profesional.

 

Artikulli paraprakBONUSI I FUNDVITIT, DY MIJË PËRFITUES NGA ISH TË PËRNDJEKURIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ORGANIZATA POLITIKE AKSION PËR KARTËN SOCIALE