Fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka zhvilluar një takim në kuadër të projektit Fost Inno për nxitjen e sistemit të inovacionit të turizmit në rajonin Adriatiko-Jonian.

Ky projekt zhvillohet si pjesë e programit Interreg-Adrion 2014-2020 me pjesëmarrjen e shteteve si Kroacia, Sllovenia, Italia, Bosnje Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi ndërsa synon që të kontribuojë në sigurimin e konkurrueshmërisë afatgjatë të turizmit në zonën adriatiko-joniane.

Koordinatorja e projektit Fost Inno Arjeta Troshani deklaroi se një vëmendje i është kushtuar turizmit në zonat e veriut.

Qëllimi i projektit “FOST INNO” është të krijojë një bazë shkencore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të vendosë një rrjet të organizuar të aktorëve që do të koordinojë dhe do t’i japë një mbështetje afatgjatë zhvillimit të inovacioneve për turizëm të qëndrueshëm në Rajonin Adriatiko-Jonian.

Artikulli paraprakSHKODËR, MINISTRI KLOSI: KËRKOHEN TË RINJ PROFESIONISTË
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR TRANSFORMON RRUGËN E PREMTUAR