Në ditën botërore të librit, Qendra e Studimeve Albanologjike ka hapur ditën e sotme ekpsozitën e librit universitar dhe periodikëve të botuar gjatë 25 viteve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Suzana Golemi, rektore e universitetit thotë se përmes kësaj nisme synohet promovimi I punës së palodhur të pedagogëve ndër vite.
Zamira Shkreli, drejtore e Qendrës së Studimeve Albanologjike bën të ditur se qëllim ndër vite ka qenë integrimi I pedagogëve dhe rritja e nivelit të kërkimit shkencor.
Erzen Koperaj, doktor I Shkencave njëkohësh edhe pedagog në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” bën një përmbledhje të katalogut të botimeve, I cili u promovua në këtë takim.
Në këtë aktivitet ishte I pranishëm edhe akademiku Bahri Beci, I cili vlerësoi punën në vite të universitetit të Shkodrës.
Ky aktivitet ishte menduar të organizohej në muajin nëntor, ku shënohet edhe 25 vjetori I Qendrës së Studimeve Albanologjike, por u shty për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.