Është promovuar në qytetin e Shkodrës libri “Arratisja ime në liri” shkruar nga ish Presidenti i Bosnje Hercegovinës Alia Izet Begoviç, i ndarë nga jeta në vitin 2003. Libri i ish presidentit boshnjak është i përkthyer nga Ismail Dizdari.
Në fjalën e tij përkthyesi Dizdari foli për vlerat e këtij libri të shkruar nga një njeri i cilësuar frymzues dhe i paqes
Ky aktivitet u organizua nga shoqata atdhetare “Malësia” në bashkëpunim me shoqatën “Ana e Malit” dhe muzeun Etnografik “Lekaj”. Kreu i shoqatës “Malësia” Ilmi Kurti gjatë promovimit të librit shpërndau disa çertefikata mirënjohjeje për gazetarë dhe njerëz të artit e kulturës.
Një nga persona që u nderua me çertefikatë është gazetarja e Star Plus Televizion Noela Pjerza.
Libri “Arratisja ime në liri” i shkruar nga Presidenti i parë i Bosnjes Alia Izet Begoviç përmbledh kujtim e jetës së tij që lidhen edhe me luftën e Bosnjes si një prej udhëheqësve të saj në ato vite të vështira.