“Dibranët e Shkodrës” është libri i promovuar nga autorja Zenepe Dibra, aktivitet i zhvilluar në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti”. Ky libër shprehet autorja synon të sjellë evidentimin e familjeve dibrane të ardhura në Shkodër, kontributin e tyre por edhe ndihmesën që dhanë shkodranët për dibranët e ardhur.

Dibranët në Shkodër kanë kontribuar edhe në ndërtimin e objekteve të ndryshme të rëndësishme.

Evidentimi i familjeve dibrane në Shkodër nuk ka qenë i lehtë shprehet autorja Dibra.
Të pranishmit, me të cilëvë edhe intelektual të Shkodrës por me origjinë nga Dibra vlerësuan librin “Dibranët e Shkodrës” të autores Zenepe Dibra duke thënë se do t’i shërbejë brezave në të ardhmen por edhe historianëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, PANAIRI I PUNËS NJË MUNDËSI PËR TË RINJTË
Artikulli tjetërSHKODËR, TAKIM ME AUTOREN LINDITA KOMANI