Gazetari Ilir Ikonomi promovi në Shkodër librin e tij “Fan Noli, Apostulli”. Ky promovim u bë në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” në famullinë “Zoja e Shkodrës”. Autori i librit tregon pse zgjodhi që t’i përkushtohet një figure shumë dimensionale si Fan Noli.

Për autorin e librit figura e Fan Nolit është e rëndësishme për shqiptarët kryesisht në kohën kur emigroi drejt Amerikës sepse i ndihmoi ata në formimin e tyre.

Famulli i famullisë “Zoja e Shkodrës”, dom Vlash Palaj Fan Nolin e cilëson si një figurë jo vetëm të kishës por me vlera kombëtare.

Libri “Apostulli” është një biografi e re për Fan Nolin, që nis me mbërritjen e tij në Amerikë më 1906 dhe vijon deri më 1920 kur ai erdhi në Shqipëri, Autori i librit Ilir Ikonomi përcjell frymën e mendësinë e kohës pasi ka shqyrtuar një sërë arkivash për të përcjellë një mjedis shqiptarësh të Amerikës.

Artikulli paraprakATDHETARI MARK MHILLI RIVARROSET NË VENDLINDJE
Artikulli tjetërMARRËVESHJE PËR KARTËN E STUDENTIT NË SHKODËR