Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të Anila Dushit, gazetares shkodranë që humbi jetën mëngjesin e kësaj të shtune promovimi I librit “Shtigjet e Përgjakura” I shkrimtarit dhe studiuesit Ali Daci. Ky liber flet kryesisht per luften e Rrozhajes dhe debimin e shqiptareve ne vitin 1999.
Për shkak të problemeve shëndetësore, vetë autori I librit Ali Daci e kishte të pamundur të promovonte vëllimin e dytë të plotësuar të librit “Shtigjet e Përgjakura”. Ishin vetë dëshmitarët e luftës ato të cilët folën mbi rëndësinë e këtij libri.
Një tjetër dëshmitar I luftës, Nuradin Imeraj thotë se Shkodra është qyteti më I dashur për ta, pasi ishte I pari qytet që mirëpriti kosovarët gjatë periudhës së luftës.
Libri “Shtigjet e Përgjakura”, botimi I dytë I plotësuar sjell histori dhe ngjarje të vërteta të luftës dhe dëbimit të shqiptarëve nga trojet shqiptare në vitin 1999.