“Vrapo pas Diellit” është libri i promovuar nga autorja Klatrina Hoti, një shqiptare e Plavës në Malin e Zi. Ky libër u promovua në mjediset e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Kryetari i lidhjes së shkrimtarëve të Shkodrës Zija Vukaj vlerësoi autoren Hoti duke thënë se është një poete e vërtetë ndryshe nga shumë të tjerë që e quajnë veten të tillë.

Publicisti dhe shkrimtari Vukaj shprehet se në poezitë e Kaltrina Hotit ndjehet piktura për të cilën ka studiuar dhe artet pamore.

I pranishëm në promovimin e librit “Vrapo pas Diellit” të Kaltrina Hotit ishte edhe kryetari i lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës dhe një sërë personalitetesh të tjera të letërsisë në Shkodër.

Artikulli paraprakSHKODËR, TAKIM ME AUTOREN LINDITA KOMANI
Artikulli tjetërTRAJNERI JONUZ: DI SI TË HEQ “MALLKIMIN” NË FUSHËN TONË