Libri e nëntë të botuar Smajl Bala ka vendosur që t’ja kushtoj vetes dhe famijes së tij duke e quajtur “Jeta Ime”. Nuk është vetëm një libër biografik i Smajl Balës por flet edhe për familjen e tij, Balajt e Shkodrës e po ashtu lidhet me punën shumëvjeçare në institucione të ndryshme.
Smajl Bala tregon se e nisi si një puëntor krahu për të përfunduar si pjesë e institucioneve të ndryshme dhe vitet e fundit vjen edhe si botues i librave të ndryshëm.
Kryetari i lidhjes së shkrimtarëve të Shkodrës Zija Vukaj vlerëson këtë botim të Smajl Balës duke thënë se përmban disa fakte të rëndësishme e po ashu disa fotografi interesante.
Smajl Bala ka botuar libra të ndryshëm që lidhen me mësuesinë, shëndetësinë, klerin dhe institucione të tjera të ndryshme duke përmbledhur historinë, emra dhe shumë personazhe që kontribuan ndër vite në qytetin e Shkodrës.