Publicisti dhe shkrimtari shqiptar nga Mali i Zi Nail Draga promovoi në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër librat e tij “Masakra e Tivarit” dhe librin tjetër “Debati i Munguar”. Libri “Masakra e Tivarit” sjell atë ngjarje tragjike të vitit 1945 ku mbi 1560 shqiptar të Kosovës u vranë nga regjimi i asaj kohe i Ish-Jugosllavisë. Autori Draga shprehet se libri i tij sjell fakte historike të masakrës së Tivarit të paditura më parë….

Nuk ka pothuajse asnjë kërkim në arkivat e Podgoricës apo Beogradit rreth masakrës së Tivarit, një ngjarje e tmerrshme në fund të Luftës së Dytë Botërore kundër shqiptarëve…

Shqiptarët e Kosovës të cilët u vranë në masakrën e Tivarit në 1945-ën kaluan drejt Ish-Jugosllavisë duke përshkuar edhe qytetin e Shkodrës ndaj edhe në këtë qytet të Shqipërisë shprehet Draga mund të ngritet një memorial në përkujtim të asaj ngjarje tragjike me 1560 shqiptar të vrarë…

Shkrimet e mëparshme të Nai Dragës në librin “Masakra e Tivarit” dhe “Debati i Munguar” kanë një vlerë edhe sot thotë vetë autori sepse nuk kanë një anim politik…

Në promovimin e dy librave të Nail Dragës morën pjesë një grup intelektualësh si dhe miq të vetë autorit i cili prej vitesh vijon përpjekjet e tij përmes shkrimeve, veprave shkencore dhe analizave politike në mbrojtje të çështjes shqiptare në Malin e Zi por edhe Serbi dhe kudo ku ka shqiptarë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHET VËLLIMI POETIK “KRUSPULL N’LIRINË TEME” (VIDEO )
Artikulli tjetërPD ME BIZNESET: TË SHTYHET PROCESI I FISKALIZIMIT (VIDEO )