Libri “Ora e Ligë” i autorit Enkel Demi që mban emrin letrar Tom Kuka është promovuar në qytetin e Shkodrës teksa u mirëprit në qendrën rinore “Arka”.

Autori i romanit “Ora e Ligë” ka sjellë në këtë libër ngjarjet e fund shekullit 19 dhe fillim shekullit 20 duke goditur krenarinë idiote siç e cilëson autori që shqiptarët kanë kur vrasin dikë ose kur personi i vdekur nga plumbat kthehet në hero. Një libër që sjell kontraditën e vrasjes dhe dashurisë.

Gazetari dhe autori i librit Enkel Demi shprehet se librat e tij ka zgjedhur që t’i promovojë vetëm në Shkodër ndërsa thotë se edhe pseudonimin Tom Kuka e ka nga një personazh në Shkodër gjatë kohës kur ai ishte student.

“Ora e Ligë” është libri i tretë i Enkel Demit pas botimeve “Gurët e Vetmisë” apo “Hije Mbi Kalldrëm”.

Artikulli paraprakPEDONALJA E MOLOS” OAZ QETËSIE NË TË GJITHA STINËT
Artikulli tjetërSHKODËR, BASKET MESHKUJ, VLLAZNIA-EAGLE BASKET 109-65