“Qendresa Rugovase dhe Sak Faslia Bajraktari i Rugovës”,është libri i cili u promovua sot në Shkodër i autorit Fazli Muriqi. Ky libër tregon për jetën e një nga luftëtarëve më të rëndësishëm të Rugovës Bajraktarit Sak Faslia. Sak Faslia ishte një nga figurat embleme luftarake të luftës së dytë botërore por dhe të luftës së Shkodrës shprehet autori i këtij libri, Fazli Muriqi.
“Qendresa Rugovase dhe Sak Faslia Bajraktari i Rugovës” është libri i dytë i autorit kushtuar kësaj treve.
Bajraktari nga Kosova Sak Faslia është njëri ndër luftëtarët më të dëgjuar të Rugovës. Ai u dallua sidomos në luftërat e shumta të zhvilluara kundër malazezëve.