“Aventurat e Fiorit” është libri për fëmijë që u promovua në Shkodër nga autorja Amazona Hajdaraj. Promovimi i këtij libri u bë në galerinë “Oda” në Shkodër. Autorja tregon se libri “Aventurat e Fiorit” flet për një qen i cili bashkë me padronin e tij emigron nga Amerika në Shqipëri dhe përballet me atë Shqipërinë e tranzicionit mbushur me probleme por me një natyrë shumë të bukur. Udhëtimet, dashuria për mallet dhe mbrojtja e natyrës janë mesazhet që përcjell ky libër shprehet autorja Hajdaraj e cila është një emigrante që shkoi në Itali.

Rozafa Shpuza, redaktore e librit “Aventurat e Fiorit” por edhe mikëpritësja e këtij aktiviteti në galerinë e saj “Oda” shprehet se ky libër për fëmijë i autorës Amazona Hajdaraj është një risi.

Amazona Hajdaraj ka lindur më 23 qeshor 1975 në Shkodër. Në vitin 1992, një vit para se të mbarojë studimet për arsim në pedagogjike, emigron në Itali. Shkruan, poezi, tregime të shkurtra në italisht dhe shqip. Është fituese e çmimit “Film Festival” në konkursin nacional “Lingua Madre” në Itali me tregimin “E dashur nënë”. Publikon po në Itali tregimin “Trendafili i Bardhë” në vëllimin me 12 autorë “Unë e dua veten” mbi dhunën ndaj grave. “Aventurat e Fiorit” është libri i saj i fundit i publikuar nga shtëpia botuese “La strada për Babilonia”, i përkthyer në shqip nga Sabina Darova.

Artikulli paraprakFILMI “RASTËSIA QËLLIMI I ZOTIT” PËRZGJIDHET NË KANADA
Artikulli tjetërSHKODËR, PROBLEMET E FERMERËVE ME PRODHIMET E TYRE