Autorja Fatbardha Saraci Mulleti ka promovuar librin e saj “Saga e Dhimbjes” , prezantimi i së cilit u bë në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës. Sipas vetë autores ky është një libër autobiografi, por qe shoqerohet me te gjitha figurat qe ajo thotë se ka hasur ne jete.
Në këtë libër rrëfehet fillimisht jeta e autores dhe rrugëtimet e saj jetësore, përmes rrëfimit të saj na shfaqen shumë jetë të tjera, të atyre që jeta iu këput më të nisur, e ka nga ata që jetëgjatësia e tyre është për t’u lakmuar. Këtë herë s’ndalet vetëm tek nënat, por edhe tek burrat, mund të jenë; artistë, shkrimtarë, aktorë, këngëtarë, studiues të transformuar në punëtorë, e anasjelltas.