Në Shkodër është promovuar libri “Statistika Përshkruese” i dy autorëve Besnik Nuredini dhe Bashkim Kamberi që të dy profesorë në universitetet shqiptare për ekonominë por edhe drejtues në administratën shtetërore.

Ky libër i tyre që u promovua në bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi” do t’i vlejë studentëve dhe ekonomistëve. Autorët e librit folën për arritjet në sektorin e statistikës.

Profesor Besnik Nuredini shprehet se statistika për një shoqëri të përparuar është me rëndësi të veçantë pasi tregon në mënyrë të qartë nivelin e zhvillimit të një shteti dhe jo vetëm.

Instituti i Statistikave sipas profesor Nuredinit nuk duhet të kapet nga politika në mënyrë që të dhënat të jenë sa më të sakta por të kenë edhe besueshmëri.

Libri “Statisika Përshkruese” i jep një rëndësi më të madhe pjesës së statistikës në një shoqëri e cila kërkon të shkojë drejt përparimit.

Artikulli paraprakMYFTIU: ÇDO VEPRIM I MIRË DISAVE IU DUKET HALË NË SY
Artikulli tjetërRENEA ZBARKON NË ELBASAN: POLICIA DEKLARATË PËR MEDIAT