Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të publicistit, pedagogut dhe ish deputetit Gilman Bakalli bashkëshortja e tij Irena bashkë me një grup miqsh kanë përzgjedhur disa prej shkrimeve të të ndjerit duke i përmbledhur në librin e titulluar “Mendimi Kritik i Një Qytetari”.

“Art House” në Shkodër hapi dyert për të mirëpritur promovimin e këtij libri që është një përmbledhje jo vetëm e politikës por edhe jetës shoqërore dhe fenomeneve që përjetoi Shqipëria në gjithë këto vite dhe që u pikasën nga një zë kritik dhe antikonformist si Gilman Bakalli.Gilman Bakalli nuk i mungon vetëm politikës por edhe qytetarisë.

Diskutimet apo kritika që bënte Gilman Bakalli vazhdimisht në artikujt e tij gjithnjë kanë krijuar një debat të hapur.Edhe pse jo të shumtë zërat kritik si Gilman Bakalli vazhdojnë të jenë dhe ndaj tyre gjithnjë është i nevojshëm reflektimi.

Gilman Bakalli u nda nga jeta në 8 tetor të 2016-ës pas një lueçemie akute që nuk i dha mundësi për t’u kuruar. Ai la pas një gjurmë që nuk do të humbasë asnjëherë me qëndrimet që mbajti për jetën politike dhe shoqërore shqiptare.

Nga 2005 deri në 2009 ishte deputet i PD për Shkodrën dhe më pas kandidoi me Polin e Lirisë duke arritur deri aty sa t’i vidhnin edhe votën e tij. Arriti të përfundonte librin e parë “Alfabeti i Tranzicionit” dhe pas pak kohësh u nda nga jeta.

Kontribuoi edhe në jetën akademike për rreth 8 vite ndërsa është edhe përkthyes i disa veprave të ndryshme.

Artikulli paraprakITALI, BOMBË ZYRËS SË MINISTRIT TË BRENDSHËM
Artikulli tjetërLEZHË, DREJT SHËMBJES SHTËPIA SHEKULLORE