Në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Vogëlushja dhe qyteti i vuajtjes”, i shkrimtarit shkodran Mark Zadeja. Autori thotë se përurimi I librit vjen pas një punë disavjeçare të autorit për përzgjedhjen e ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Shkrimtari Mark Zadeja e cilëson Shkodrën si një nga qytetet më të vuajtura në të gjithë vendin.
Shkrimtari Zadeja thotë se Shkodra ende vuan si qytet për shkak të politikës por edhe çështjeve sociale që përfshijnë secilin prej nesh.
Në ceremoninë e përurimit të librit “Vogëlushja dhe qyteti I vuajtjes” morën pjesë familjarë dhe miq të shkrimtarit Mark Zadeja, ndërkohë që vlerësime për librin bënë edhe shkrimtarë të njohur të qytetit të Shkodrës