Rreth 30 punonjëse të një rrobaqepsie në Shkodër prej 3 muajsh nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore. Në këtë mënyrë këto 30 punonjëse kanë bërë një padi në prokurori që me 13 shtator të këtij viti, datë në të cilën sipas këtyre punonjesve pronari i kompanisë ka mbyllur rrobaqepsinë duke hapur një tjetër por pa i paguar punëtorët që ka patur më përpara.
Këta 30 punonjëse shprehn se sigurojnë të ardhurat e familjes me atë punë dhe kërkojnë drejtësi. Shume prej tyre janë me problem ekonomike dhe sociale.
30 familjaret apelojnë ndaj institucioneve që të ndërhyjnë tek firma e cila pretendojnë se i ka lënë 3 muaj pa paga dhe sigurime shoqërore në mënyrë që të marrin pagat që u takojnë.